E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS prezanton kandidatët, Rama: Gjirokastra ndëshkon Saliun, në Kuvend 4 deputetë të PS

GJIROKASTER- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot në Qarkun e Gjirokastrës kandidatët e saj për deputetë.

Rama nënvizoi në hyrje se sot drejtorët e shkollave dhe spitaleve në këtë qytet kanë bërë të pamundurën për të penguar qytetarët të mblidheshin në këtë shesh. Por sipas tij, pas 23 qershorit këta qytetarë nuk do lejojnë më presionin e institucioneve të shtetit për interes të pushtetit.

“Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Këlcyra, Dropulli të gjithë janë gati për rilindjen për t’i dhënë PS më 23 qershor një fitore historike në këtë qark. E di që sot, dje pardje drejtorët e Gjirokastrës janë përpjekur t’ju pengojnë të vini në këtë shesh si në të gjithë Shqipërinë. Janë përpjekur shumë të ushtrojnë të gjithë presionin e pushtetit për t’i mbajtur larg këtij sheshi po ja që përgjigjen më të mirë e kanë marrë sot nga ky shesh i mbushur kaq shumë me të reja dhe të rinj. Pas fitores së 23 qershorit do marrin edhe përgjigjen tjetër, atë të merituar, përgjigjen për zgjedhjet e tyre antikushtetuese e kriminale ndaj njerëzve, nxënësve dhe nxënësve që më 23 qershor do bëhen pjesë e asaj fitore që do e ndryshojë Shqipërinë dhe shkollën. Kurrë më drejtorë shkollash që bëjnë presion, përdorin institucionet e shtetit për interesat e pushtetit, kurrë më arsimtarë që merren zvarrë në sheshe. Ne i mbushim sheshet me qytetarët që kërkojnë ndryshimin ndërsa ato të Saliut nga turmat e robërve që do i çlirojmë më 23 qershor”, tha ai. 

Sipas kreut të selisë rozë, në Gjirokastrës PS do arrijë më 23 qershor një fitore historike, pasi sic shtoi ai, ky qytet do përfaqësohet në Kuvendin e pas zgjedhjeve nga katër deputetë socialistë.

“E di shumë mirë se çfarë do i thotë Gjirokastra Saliut më 23 qershor. Ju jeni sot të izoluar nga mungesa e rrugëve, në varfëri dhe papunësi. Ndëshkimin historik do e jepni me zgjedhjen e 4 deputetëve të PS në parlament. Emigrantët do vijnë për të ndëshkuar qeverinë e rrënimit me votën e tyre qeverinë e papunësisë, qeverinë që po e shkatërron biznesin, qeverinë e shërbimeve sipas qejfit. Nuk e di çdo ju thotë Saliu tregtarëve të vegjël që janë në prag të falimentimit, por di çdo t’i thonë ata Saliut më 23 qershor, ata me votën e tyre do heqin taksën e biznesit të vogël, do ulin tatimfitimin dhe do krijojnë kushte për zhvillimin e biznesit të tyre. Mësuesve, mjekëve, infermierëve do ju thotë se ju ka dyfishuar rrogat, por ata me votën e tyre do ju thonë se dyfishimi i rrogave është shoqëruar me dyfishimin e çmimeve të papërballueshme edhe ata do ta ndëshkojnë me votë”, tha Rama më tej.

Sipas Ramës, rilindja e Shqipërisë më parë do kalojë nga “Rilindja e Gjirokstrës, Beratit, Korçës, Shkodrës, Lezhës, Vlorës e me rradhë sepse Rilindja shqiptare nuk mund të kuptohet pa kthimin e shkëlqimit të humbur në këto qytete”, tha ai

Kreu i opozitës tha më tej se, në Gjirokastrës PS do arrijë më 23 qershor një fitore historike, pasi sic shtoi ai, ky qytet do përfaqësohet në Kuvendin e pas zgjedhjeve nga katër deputetë socialistë. 
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: I emocionuar, nesër prezantimi im si deputet i Vlorës, sfidë e madhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›