E Diel, 1 Nëntor 2026

Pipero: Nuk jemi vend malarik, por duhet të ruhemi nga mushkonja anophele

TIRANE- Pas identifikimit të 15 rasteve të prekura nga sëmundja e malaries në vendin tonë, paniku tek qytetarët është evident edhe pse autoritetet e ISHP-së thonë se nuk ka vend për alarm. 

Për të sqaruar këtë situatë por edhe masat që vetë qytetarët duhet të marrin i ftuar në rubrikën “Opinion” me gazetaren Ola Bruko në “NeWs24”, ka qënë mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.

Pipero ka sqaruar se se në vend nuk kemi burim të infeksionit, duke qënë se edhe rastet e identifikuara janë të importuara nga vedne të tjera, pra qytetarët janë prekurt nga kjo sëmundje në vende të tjera.

Sipas Piperos, qytetarët para se të udhëtojnë në këto vende duhet të informohen. Ai tha se simptomat e apra të kësaj sëmundje janë ato të gripit.

“Në fazën e parë kjo sëmundje ka totalisht simptoma gripi, temperaturë 39 në fazën e parë, diarre, ethe. Një qytetar që ka qënë në një zonë malarike duhet të marrë informacion. Nesë vijnë të infektuar dhe qendrojnë në shtëpi mund të shërbejë si burim infeksioni, në mungesë të kujdesit ata pasi të pickohen mund të kthehen në raste të prekura. Është e rëndë që pas shumë vitesh të njihem me raste brenda vendit. Nëse paraziti qarkullon brenda vendit është e vështirë të zhbëhet. Këta persona që udhëtojnë në këto vende duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun, të marrin mjekim edhe pse nuk janë të infektuar”, tha ai.

Ndër të tjera Pipero shtoi se, Shqipëria nuk është vend malarik, por duke parë edhe rastet e prekura qytetarët duhet të ruhen nga mushkonja që e përhap këtë sëmundje, anophele, e cila gjendet edhe në vendin tonë, si në cdo vend tjetër.

“Ne nuk jemi vend malarik, por pushteti lokal duhet të marrë masa për dezisektimin e zonave me përmbajte të lartë të mushkonjës anophele, flas për vende me këneta, laguna, ujëra të zeza, kujdes zonat bregdetare ku njerëzit ekspozohen ndaj mushkonjave. Këto mushkonja janë prezente në cdo vend, prandaj duhet të marrin masa për të mos u pickuar. Duhet strategji rajonale që sëmundjet infektive të parandalohen”, tha Pipero më tej.

Ndërsa duke folur për rreziqet e kësaj sëmundje, Pipero shtoi, “Është sëmundje shumë e rëndë dhe ngjitëse. Shqipëria nuk duhet të bëhet vend malarik. Në botë cdo minutë vdes një fëmijë nga malarja, pra kupotohet rreziku i saj sa i lartë është”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›