E Enjte, 5 Nëntor 2026

LIBAN – Kryeministri Mikati përsërit thirrjen për armëpushim

BEJRUT, 11 tetor /ATSH-DPA/- Kryeministri i përkohshëm libanez Najib Mikati i kërkoi sot Kombeve të Bashkuara të miratojnë një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.

“Ne i kërkuam Ministrisë së Jashtme të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Sigurimit duke i kërkuar të marrë një vendim për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm me zbatimin e Rezolutës 1701”, tha sot Mikati pas një mbledhjeje të kabinetit.

“Një zgjidhje diplomatike është duke u diskutuar në tryezë dhe Hezbollahu është partner në qeveri dhe pranon të zbatojë 1701”, shtoia ai.

Rezoluta ndalon praninë e milicisë libaneze të Hezbollahut në zonën kufitare me Izraelin.

Prandaj, ushtria izraelite duhet të tërhiqet pas Vijës Blu – kufiri libanezo-izraelit.

Rezoluta i jep autoritetin e vetëm ushtrisë libaneze dhe trupave të Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Libanin Jugor (UNIFIL) në Liban, në jug të Lumit Litani.

Ai theksoi se një armëpushim është i nevojshëm dhe ushtria libaneze duhet të provojë rolin e saj në rritjen e sigurisë në kufirin jugor.

“Ajo që po ndodh është krejtësisht e papranueshme”, tha Mikati.

Kryeministri në detyrë dënoi gjithashtu bombardimin izraelit të një baze që i përket UNIFIL.

“Dy paqeruajtës u plagosën në bombardimet izraelite pranë një posti vëzhgimi në selinë e UNIFIL në Naquora në Libanin jugor”, sipas agjencisë libaneze të lajmeve NNA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›