LISTA/ PD bëhet me 4 nënkryetarë, miratohen emrat e sekretarëve dhe drejtuesit e komisioneve

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së duket se nuk ka patur shumë surpriza, pasi janë miratuar të gjithë sekretarët, drejtuesit e komisioneve parlamentare, si dhe emrat e propozuar për nënkryetarë të partisë më të madhe në vend.
“Jam krenar që në këtë ekip do të kemi më shumë gra në detyra të rëndësishme, me profile të spikatura që e bëjnë Partinë Demokratike më gjithpërfshirëse, jo për shkak të kuotave gjinore që shpesh herë ngatërrojnë sasinë me cilësinë e përfaqësimit, por si vlerësim të profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit të tyre”, tha Lulzim Basha. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD dhe njëherësh “krahu i djathtë” i Bashës, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj. Nënkryetarë të Grupit Parlamentar të PD-së janë zgjedhur Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu. Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Gazment Bardhi
KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Paloka
KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS
Flutura Açka
KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
Komisionet parlamentare
Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian
Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme
SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:
SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli
SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj
SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa