E Diel, 1 Nëntor 2026

LIVE/ Gjithçka gati për “Bordin e Paqes”, liderët ulen në sallën e mbledhjes, Rama pranë Arabisë Saudite

Për pak minuta pritet të nisë mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes në Uashington.

Pamjet e para të publikuara tregojnë sallën e takimit ndërsa pritet mbërritja e liderëve botërorë dhe presidentit Donald Trump.

Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, të cilin Trump e ka riemëruar së fundmi sipas emrit të tij. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili është i shoqëruar nga ministri Ervin Demo.

Përveç Trump, pritet të flasin të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë kohë nga dy minuta sipas mediave të huja. Të pranishëm në takim do të jenë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhëndri i Trump Jared Kushner.

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë Nickolay Mladenov.

Vendet si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kanë refuzuar ftesën e Trump duke shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të Bordit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.

Ky bord i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump është për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Presidenti Trump njoftoi para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Gazës, një pjesë e vogël krahasuar me 70 miliardë dollarët që nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar nga dy vite konflikt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›