E Martë, 3 Nëntor 2026

LONDËR – BM sanksionon operacionin pro-Kremlinit që u përpoq të manipulonte referendumin e BE-së në Moldavi

LONDËR, 2 prill /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka sanksionuar një “operacion pro-Kremlinit” që u përpoq të manipulonte referendumin e BE-së në Moldavi, tha sot Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO).

“Sanksionet, të shpallura sot, shënjestrojnë rrjetin e aktorëve pro-rusë të quajtur “Evrazia” që vepron në emër të oligarkut të arratisur, Ilan Shor për të destabilizuar demokracinë moldave dhe përhapur ndikimin keqdashës të Rusisë”, tha FCDO.

Departamenti tha se ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit synonin gjithashtu zyrtarët dhe prokurorët e korruptuar në Gjeorgji dhe Guatemalë – të cilët po sabotonin qeverisjen demokratike dhe minonin paanshmërinë gjyqësore duke abuzuar me pushtetin e tyre.

“Evrazia”, një organizatë jofitimprurëse ruse, u përdor nga Shor për të korruptuar qytetarët për të votuar “Jo” në referendumin e vitit të kaluar nëse kushtetuta moldave duhej të ndryshohej për të përfshirë mbështetjen për anëtarësimin në BE”, tha FCDO.

Policia moldave tha se afërsisht 130 000 qytetarë kanë marrë gjithsej 15 milionë dollarë nga “Evrazia” – me pagesa që variojnë nga 50 dollarë në muaj për “mbështetësit” deri në mbi 2,500 dollarë në muaj për “udhëheqësit”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›