E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LONDËR – Starmer dhe Zelensky diskutojnë trajnimin e forcave ukrainase në BM

LONDËR, 23 dhjetor /ATSH/- Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord për “rëndësinë e rafinimit” gjatë trajnimit të forcave ukrainase nga BM për të “forcuar” mbrojtjen e vendit, tha sot zyra e kryeministrit britanik, sipas BBC.

Në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, kryeministri tha se aleatët perëndimorë ishin të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm deri në vitin 2025.

Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të trupave britanike në Ukrainë për të ndihmuar në trajnimin e forcave të saj të armatosura.

Britania e Madhe ka trajnuar trupat ukrainase në BM që nga viti 2022, ndërsa ka edhe një ekip të vogël mjekësh të Ushtrisë Britanike që ofrojnë trajnime brenda Ukrainës.

Britania e Madhe dhe anëtarët e tjerë të NATO-s nuk kanë dërguar trupa në Ukrainë apo vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, nga frika se mund të përfshihen në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Megjithatë, anëtarët individualë të aleancës kanë furnizuar me armë dhe pajisje Kievin.

Downing Street tha se të dy udhëheqësit diskutuan “Operacionin Interflex”, i cili përfshin më shumë se 45 000 ushtarë ukrainas të trajnuar në tokën britanike – që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Të dy lideret ranë dakord për rëndësinë e rafinimit – për të forcuar më tej aftësinë e Ukrainës në fushën e betejës”, tha një zëdhënëse.

“Liderët ranë dakord se, ajo që do të ndodhë në Ukrainë në javët dhe muajt e ardhshëm ka rëndësi për Evropën dhe NATO-n dhe mbetet jetike që ambiciet e presidentit Putin të dështojnë në Ukrainë”, shtoi ajo.

Në një postim në X, Zelensky falënderoi Starmer dhe popullin britanik për mbështetjen e tyre të palëkundur – që vazhdon të shpëtojë jetë ukrainase.

Telefonata e tyre erdhi pasi Starmer mori pjesë në një samit të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës në Estoni, ku udhëheqësit diskutuan mbështetjen për Ukrainën.

Koalicioni i mbrojtjes përbëhet nga Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda.

Downing Street tha se grupi kishte theksuar rëndësinë e përputhjes së premtimeve me veprime konkrete – duke përfshirë sanksione të mëtejshme ndaj “flotës” së anijeve të përdorura nga Rusia për të eksportuar naftë – përshpejtimin e ndihmës vdekjeprurëse dhe mbështetjen për bazën industriale të mbrojtjes ukrainase. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›