LORIK CANA – Lojtari i nderit DODGERS për 2007

Arben Shemili
Lorik Cana, Steve Mandanda, Benoit Cheyrou, Juan Krupoviesa, Kanga Akale dhe Jose Anigo, pas një qarkullimi të dëndur makinash , të mërkurën pas seancës stërvitore të mbasdites, mbërrijnë deri në Stadiumin Velodrome. Pikërisht, në Sallonin "Jean Bouin", rreth 200 anëtarë të shoqatës së tifozëve DODGERS ishin mbledhur për ti dhënë kapitenit marsejez titullin e nderit "DODGERS 2007". Ky trofe, i dhënë nga grupi i tifozëve të virazhit DEPE, i jepet lojtarit më të mirë, me shpirt gare dhe angazhim maksimal për gjatë gjithë sezonit në ligën 1 franceze. Lorik Cana është i 11-ti " NDERI I DODGERS". Emri i tij i shtohet listës më prestigjioze e përbërë nga emra të njohur si, Xavier Gravelaine, Ludovic Eshouafni, Jerome Leroy, Frank Lebeuf, Fabien Barthez, Manuel Dos Santos, Vedran Runje, Florian Maurice dhe Robert Pires. Pas marrjes së trofeut, Lorik Cana deklaroi : « Në Marsejë, raportet me tifozët lidhen shpejt, për këtë arsye jam shumë krenar për këtë trofe. Ekipi ynë do vazhdojë të japë maksimumin që tifozët të jenë gjithmonë krenarë për ne dhe për mua në vecanti, do jap gjithmonë maksimumin për të nderuar bluzën. Tifozët janë gjithmonë me ne me një dëshirë të përbashkët për të shkuar lart e më lart." Pas ceremonisë dhe fjalimeve, lojtarët Olimpikas u zhytën tek njerezit për të firmosur autografe dhe për të bërë fotografi, midis gëzimit të madh të tifozëve të tyre.