Shqipëria fiton 3-2 me Kosovën

Shqipëria fitoi 3-2 me kombëtaren e minifutbollit të Kosovës të zhvilluar në Elbasan. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Skuadra shqiptare e drejtuar nga Edi Martini fitoi takimin nga gjuajtjet e penalltive.
Ndeshjen e femrave e fitoi përfaqësuesja e Kosovës me rezultatin 9-3.