Mediaset, 112 milionë euro Juventusit

Mediaset do të transmetojë ndeshjet e Juventusit deri në fund të sezonit 2009-2010. Në paketë përfshihen takimet e kampionatit italian: të kriptuara për Italinë dhe të lira për pjesën tjetër të botës, transmetimet televizive të ndeshjeve të turneve dhe të drejta të tjera. Mediaset do të derdhë në arkën e Juves për sezonin 2009-2010 shumën e 112 milionë eurove.