E Shtunë, 31 Tetor 2026

L'Oreal dhe eBay në gjykatën europiane

LUKSEMBURG – Gjykata e lartë europiane vendosi se eBay, faqja e internetit për tregtinë në rrjet është përgjegjëse për shkeljen e ligjeve mbi tregtinë. Shkelja vjen si rrjedhojë e tolerancës ndaj përdoruesve të saj për shitjen e produkte që nuk mund të tregtohen në rajone të caktuara.

Gjykata i kërkon prej eBay-t një monitorim më të hollësishëm ndaj përdoruesve mbi legjitimitetin e produkteve të tregtuara.

Cështja përqendrohet në shkeljet mbi tregtimin e produkteve të L'Oreal, prodhuesi i kozmetikëve më i madh në botë.

Ankesa e L'Oreal ishte mbi shitjen e produkteve testuese, të cilat shpërndahen falas nga kompania. Kritika tjetër përqendrohej mbi shitjet e e produkteve të falsifikuara të firmosura L'Oreal dhe produkteve që duhej të tregtoheshin vetëm brenda Bashkimit Europian.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›