Skënderbeu prek ëndrrën, sot debutim në Champions
KORCE- Një Korçë e tërë do të jetë sot në stadium, për të përkrahur Skënderbeun në atë që konsiderohet realizimi i një ëndrre nga tifozët e këtij ekipi. Skuadra e Shpëtim Duros do të debutojë në Champions League, ku do të ketë përballë një ekip me shumë eksperiencë si Apoel Nikozia. Dy vjet më parë qipriotët ishin në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, duke luajtur kundër skuadrave si Çelsi i Karlo Ançelotit. Por, në dy vjet, ata kanë ndryshuar së tepërmi përsa u përket emrave në skuadër, me shumë futbollistë të rinj dhe me më pak emra të njohur. Gjithsesi, në aspektin e eksperiencës ata mbeten një skuadër më e mirë se korçarët. "Nuk ka dyshime, që ata kanë më shumë përvojë dhe kanë shanset më të mëdha për t'u kualifikuar, por në futboll ka edhe surpriza", deklaroi trajneri i Skënderbeut Shpëtim Duro.
"Janë një ekip i mirë, por me ndihmën e tifozëve ne mund të bëjmë diçka. Kemi një vit që nuk humbasim në fushën tonë", deklaroi kapiteni Bledi Shkëmbi. Një tjetër motivim për korçarët është edhe ana financiare. Presidenti Agim Zeqo ka premtuar 150 mijë euro shpërblim për kalimin e turit, një shumë e jashtëzakonshme kjo për një klub shqiptar. Ndërkohë, ekipi i Apoelit ka mbërritur dje në Korçë, duke zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja. "E dimë shumë mirë se Skënderbeu është një ekip i fortë në shtëpi, por mendoj se ne kemi shanse për të kaluar më tej. Sidomos këtu do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne", deklaroi trajneri i Apoel Nikozias, serbi Ivan Jovanoviç.
Në ndeshjen e sotme, një pikë e rëndësishme për Skënderbeun pritet të jenë tifozët. Duke qenë se kjo skuadër luan për herë të parë në Champions League, pritet që në stadium të jenë mbi 8 mijë vetë. Ndeshja do të luhet në një orar të përshtatshëm, në orën 20.00 të mbrëmjes, pra pas orarit normal të punës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)