E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google, institut shkencor në Gjermani

BERLIN – Universiteti më i vjetër i Berlinit duket se do të bashkëpunoj me Google dhe tre institucione të tjera Gjermane për të krijuar një institut studimesh shkencore.

Universiteti “Humboldt ” deklaroi sot se instituti mund të hapet në vjeshtë dhe do studioi evolucionin e internetit dhe impaktin e tij në shoqëri, shkencë, politik dhe ekonomi.

Google do të investoj në projekt 4,5 milion euro vetëm për tre vitet e para, më pas do të kërkohet për investitorë të tjerë.

Të përfshirë në projekt janë: Universiteti i Arteve i Berlinit, Instituti i kërkimit të Berlinit dhe Instituti “Humboldt ” i Hamburgut.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›