E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRD: Ratifikimi, zhgënjim i madh

Për Lëvizjen e Re Demokristiane, Ratifikimi i Marrëveshjes kinse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e cila u shqyrtua dhe miratua sot në seancë, nga deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe partive minoritare – në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është zhgënjim i madh, e pa prapranushme, nuk i kontribon aspak interesave të Kosovës as integrimit të shoqërisë, është shumë e dëmshme për popullin dhe territorin e Kosovës.

LRD-ja nuk është parti parlamentare mirëpo përmes komunikatave e njofton opinionin vendor dhe nderkombëtar se këto vendime dhe marrëveshje të arritura në Bruksel, në mes qeverisë Thaçi dhe asaj të Serbisë, duke u miratuar edhe nga deputetët e disa partive parlamentare të opiztës, janë të pa pranueshme për ne, janë të dëmshme për Kosovën, e cenojnë Kushtetuten e Republikës së Kosovës, territorrin dhe sovranitetin si dhe këto marrëveshje thellojnë pushtetin serb në institucione të Kosovës. Për LRD-në, ratifikimi i e kësaj marrëveshjeje sot në Parlament është veprim i gabuar dhe LRD-ja e dënon ashpër duke u distancuar nga këto vendime, shkruan gazeta ditore

Lëvizja e Re Demokristiane, synon dhe promovon vlera demokratike, lirinë e fjalës dhe të shprehurt e mendimit të lirë, lirinë e lëvizjes…, prandaj në asnjë mënyrë nuk pajton me dhunën që ushtuan sot deputetët e Lëvizjes Vetvendosja ndaj Parlamentit dhe mirëvajstjes së seances, taktikat e dhunshme që praktikojnë këta deputet dhe të përsëritura disaher, janë në kundërshtim me demokracinë, e lëndojnë lirinë e shprehjes dhe dëmtojnë ardhmërinë e Kosovës si një demokraci në zhvillim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›