Ahmeti: 27 qershori është një ditë e zezë për Kosovën

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje i protestës së sotme kundër miratimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes, me të cilën synohet rregullimi dhe normalizimin i marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është 68 persona të arrestuar dhe disa të lënduar me gjymtyrë të thyera.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, ka deklaruar se sot, me ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, shënohet dita më e zezë për Kosovën që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.
“Muj me thanë që prej vitit 1999 nuk ka pasë ditë më të zezë për Kosovën sesa kjo, me keqardhje të madhe e pamë atë se çka ndodhi në Kuvendin e Kosovës me ratifikimin e marrëveshjes, të cilën po e quajm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, mund të them se ky është sulmi ma i madh që është bë ndaj Republikës së Kosovës që nga shpallja e saj, edhe e atë sovranitet të cunguar që e ka pasë, sot u ratifikua vartësia edhe më e madhe ndaj Serbisë”, ka thënë Ahmeti.
Sa i përket zënies së ulëseve të kryesuesve të Kuvendit, nga deputet e këtij subjekti politik, pas pengimit të parë për ratifikim e marrëveshjes, ka thënë se qëllim i tyre nuk ka qenë marrja e institucioneve por ndalimi i ratifikimit të marrëveshjes.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Bojken Abazi , ka thënë se Policia e Kosovës edhe një herë ka ditur të mos sillet sipas interesave ë vendit dhe kërkesave të qytetarëve të saj.
"Ne sot u dhamë të gjithë atyre një rrugëdalje kundër presionit nga “lart” përmes rezistencës qytetare nga poshtë, andej nga buron demokracia e vërtetë, nga populli i cili di të ngrihet në protestë si një akt vetëmbrojtës ndaj dhunimit që po i bëhet sovranitetit, integritetit territorial dhe drejtësisë në Kosovë.", ka thënë Abazi./Indeksonline/