Partitë e minoriteteve në Prizren, i dalin në mbrojtje Erdoganit

Partia turke KDTP në Prizren së bashku me partitë tjera minoritare, do të organizojnë një tubim mbështetës për kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Tubimi mbahet të premten në sheshin “Shatërva” në Prizren në ora 14:00. Moto e tubimit do të jetë : “Kosova është me ty”.
Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe Partia Konservatore të Kosovës(PK). Kryetari Munir Basha , fton të gjithë që të mbështesin Erdoganin.
“Dëshirojmë të falënderojmë dhe mbështesim bashkëqytetarin tonë dhe mikun e madh të popullit dhe vendit tonë, Recep Tayyip Erdogan”, tha Basha/Indeksonline/