LSHK me aktivitete në Zvicër

Në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të 4-vjetorit të Republikës së Kosovës, u mbajtën disa veprimtari letrare e kulturore në Gjenevë, në Bernë e në Cyrih të Zvicrës.
Organizimi u bë nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, si dhe shoqatat që veprojnë atje si “Pranvera ‘81”, Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër etj. Mbështetje për këtë ka dhënë edhe Ambasada e Kosovës në Bernë.
Shkrimtarët nga Kosova dhe krijues që jetojnë e punojnë në Zvicër, lexuan poezi e prozë, kurse u organizuan edhe ligjërata e diskutime për tema të ndryshme, si identiteti dhe prirjet në jetën kulturore shqiptare, norma letrare dhe “prirjet” e ndryshme.
Interesimi i pjesëmarrësve të diasporës ishte i dukshëm, kurse veprimtari të përbashkëta me ta LSHK-ja do të zhvillojë edhe në të ardhmen.