E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Administrata jo ne fushate

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes zv.kryetarit Petrit Vasili ka kërkuar mospërfshirjen e administratës shtetërore në fushatën elektorale, si një detyrim karshi të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Bëjmë thirrje që e gjithë administrata shtetërore, qendrore dhe lokale, të rikthehet me përqendrimin e duhur për të gjithë problemet që janë përgjegjësi shtetërore, administrative dhe burokratike dhe sigurisht të ekonomizohet e gjithë energjia elektorale në kohën dhe momentin e duhur në mënyrë që kjo fushatë, e cila e nisur para kohë e tejzgjatur pa vend të mos krijojë probleme artificiale për qytetarët”, tha Vasili.

Zoti Vasili u ndal edhe tek ato që i quajti mesazhe të Zgjedhjet 2013Heqja e taksës mbi pagat Berisha premton të tjera ulje taksash Rama: Si do zgjidhim “legalizimet” qarta të transmetuara në Tiranë nga Stefan Fyle, e që sipas tij duhet të jenë udhërrëfyes për politikën e shqiptare.

Në emër të LSI-së, zv.kryetari Vasili ironizoi edhe rezultatet e sondazhit të fondacionit Soros të cilat sipas tij janë jo vetëm jashtë rruge, por edhe një shpënzim i kotë energjie njerëzore dhe financiare.

“Gjynah që janë shpenzuar para nga fondacioni Soros për një gjë që as mund dhe as dinë ta bëjnë. Kjo shumë parash mund të ishte bërë më e dobishme për një çerdhe apo për një kopësht dhe qytetarët do t’u ishin mirënjohës, në vend që t’i shpenzonin kështu. Më 24 qershor do vërtetohet pse u shpërdoruan këto para”, u shpreh zv.kryetari i LSI-së.

Zoti Vasili foli edhe për diskutimin në Kuvend për dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ai tha se është Kuvendi ka për detyrë të marrë në shqyrtim të gjitha dekretet e mbërritura nga presidenti dhe të vendosë pro ose kundër tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›