E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Babezia konsensuale Berisha-Rama po betonizon Tiranen, te heqin dore

TIRANE - "Nuk eshte faji yne qe Edi Rama ka lindur genjeshtar, por eshte detyra jone te mbrojme Tiranen nga babezia konsensuale Rama- Berisha, qe synon betonizimin perfundimtar te qytetit per hir te fitimeve marramendese". Kjo ka qene akuza e radhes e ardhur nga Levizja Socialiste per Integrim, e cila vijon te denoncoje mashtrimet, qe po kryen sipas saj, kryetari i bashkise se kryeqytetit, Edi Rama. Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili gjate nje komunikimi me mediat vuri ne dukje se "LSI duke respektuar qytetaret e Tiranes dhe te drejten e tyre per te njohur te vertetat e pamohueshme te qytetit te tyre, denoncon mashtrimin qe vazhdon te beje kryetari i baskise, Rama, i cili mohon pa iu dridhur qerpiku se Kopshti Botanik e Klubi "Dinamo" nuk jane sipas deklarimeve te tij, pjese te betonizimit tek Liqeni". Sipas tij, ne vete faqen zyrtare te Bashkise se Tiranes, thuhet qarte se keto mjedise jane pjese e projektit holandez. Per kete arsye, Vasili vuri ne dukje se "demagogjia e Kryetarit te Bashkise ka marre fund. Rama te terhiqet menjehere nga planet e tij shkaterrimtare". Madje, po ne kete linje, sekretari i pergjithshem i LSI-se leshoi nje thirrje, duke theksuar se "ky kryebashkiak eshte mire te harroje se shantazhet nuk mund t'i ecin me LSI-ne dhe njekohesisht te reflektoje ne kohe lidhur me detyrimet, qe ai i ka pjesetareve te tjere te aferes dhe t'i ktheje ato sa eshte ende ne kohe". O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›