Pronaret: Tokat, jo rritje cmimi
TIRANE - Pronaret e ligjshem te tokave kundershtojne vendimin e qeverise per ndryshimin e cmimeve te tokes. Ne nje reagim per gazeten "Koha Jone", Sekretari i Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, ish anetar i komitetit te pronave qe hartoi metodiken e cmimit te tokave tha dje se ndryshimi i cmimeve nga ana e qeverise behet vetem per uljen e tyre, jo rritjen. "Ne nuk besojme se cmimet e tokave do te ndryshojne per t'u rritur dhe jemi kunder", theksoi Toro. Sipas tij, metodika e hartuar me te cilen po punohet dhe sot eshte realizuar pas nje pune voluminoze mes shume eksperteve. Madje Toro permendi se ajo u vleresua si material dhe nga Banka Boterore, ndaj ndryshimet qe kerkon te realizoje qeveria sipas tij, kurrsesi s'mund te behen per rritje te cmimeve. "I vetmi problem qe ka metodika e cmimeve te tokes, i vene ne dukje dhe nga ekspertet eshte se zbatohet me shume veshtiresi. Kjo ndodh sepse dhe komisionet, zyrat e regjistrimit te pasurive bashkepunojne me veshtiresi", sqaroi Toro. Ai permendi dhe faktin qe metodika e cmimeve te tokes, u votua me shumice votash dhe ne Kuvend, cka do te thote se u pranua dhe vleresua produkti i eksperteve. "Mesa duket kjo eshte vetem nje ceshtje politike dhe ndaj kerkohen ndryshime, duke sjelle ne kete menyre dhe zvarritjen e procesit", u shpreh sekretari i shoqates, duke paralajmeruar se pas vendimit te Kushtetueses, ne rast se nuk gjendet zgjidhje do t'i drejtohen Gjykates se Strasburgut.. Nga ana tjeter, Toro theksoi se cmimet e percaktuara ne metodike jane reale dhe jane caktuar pas shume studimesh te kryera, e nderhyrja ne to kerkon shume pune. Ne debatin e hapur per cmimet e tokave ne qeveri, pronaret mendonje gjithashtu se ndryshimet e tyre do te krijonin vonesa dhe ne shperndarjen e parave qe jane ne buxhetin e shtetit per kompensimin e tyre. Ndaj reagimi i tyre per ndryshime te metejshme do te jete kunder, nese vertete cmimet e tokes do te levizin me nje vendim te posacem te qeverise. Vetem dy dite me pare ndryshimet, kryesisht per cmimet e trojeve ne kryeqytet u paralajmeruan nga kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se qeverise. Berisha tha se cmimet do te ndryshojne, pasi ato nuk jane reale. Por ajo cka premtoi kryeministri, ishte rritje per cmimet e trojeve ne Tirane. Ndonese pronaret jane shume dyshues per nje gje te tille. Madje Berisha tha se nje vendim i tille u morr pasi ne metodike ka absurditete ne percaktimin e cmimit te trojeve. Kryeministri mori shembull tokat ne Kamze, ku cmimet e te cilave sipas tij, jane disa here me te lira se tokat ne Tropoje. Per kete arsye, qeveria vlereson te domosdoshme rishikimin e cmimeve te trojeve. Ndonese kjo deklarate perkthehet ndryshe, rritje e cmimeve te tokes, te pakten per kryeqytetin, pronaret nuk besojne nje gje te tille. Ata shprehen se do te reagojne kunder ketyre vendimeve, pasi qeveria nuk po i kompenson, jo me te rrise cmimet e trojeve te tyre te zena padrejtesisht. Nuk behet i ditur ende se cili do te jete reagimi ne rast te ndryshimit te cmimeve, por Gjykata Kushtetuese mbetet nje nga mundesite. Rozeta Rapushi