E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha, asnje lek per shkollat"

TIRANE - Kreu bashkise se kryeqytetit, Edi Rama nuk humb asnje rast per te mos i kthyer pergjigje kundervenies se kryeministrit, Sali Berisha. Prej ditesh, dy kreret e larte nuk kursejne replikat ne distance mes njeri-tjetrit, duke dhene nje panorame te qarte te marredhenieve mes tyre. Por, kreu Rama kundershtite e tij i ka deklaruar ne pozitat e kryebashkiakut dhe jo si kryetar partie. Kjo pasi te gjitha akuzat e kryeministrit Berisha kane qene te drejtuara kundrejt ketij posti. Me konkretisht, dje nuk ka vonuar kunderpergjigjja e kreut Rama lidhur me buxhetin qe qeveria "Berisha" ka akorduar per Bashkine e Tiranes. Keshtu, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ishte i pranishem gjate perfundimit te punimeve, te cilat e kane shnderruar shkollen ne nje ndertese krejtesisht te re dhe te dobishme per nxenesit e saj. Por marre shkas nga ky inagurim, Rama vuri ne dukje se "une jam shume krenar qe po u ve ne dispozicion femijeve dhe te rinjve e te rejave te Tiranes, shkolla te ketyre standardeve nga qendra ne periferi, shkolla te cilat jane 23 vetem ne kete periudhe dhe jane financuar pa asnje qindarke nga qeveria". Madje, si per t'i meshuar me tej qendrimit te tij, kryebashkiakut Rama ironizoi deklaratat e kryeministrit Berisha per investime nga ana e qeverise se tij ne infrastrukturen arsimore. "Na ka rene per hise nje Kryeminister, i cili nuk e perballon dot kontrastin e dhimbshem mes modelit tone te suksesit dhe deshtimeve te tij dhe te qeverise se tij. E keshtu genjen dhe vetem genjen, por nese hunda e tij do zgjatej pas cdo genjeshtre, vetem me genjeshtrat per shkollat e Tiranes, sot hunda do t'i kishte prekur malin e Dajtit", nenvizoi Rama gjate fjales se tij. "Berisha genjen per investimet ne shkolla. Nuk jane dhene para nga buxheti per shkollat" ka thene Edi Rama dje ne inaugurimin e shkolles 9 vjecare "Skender Caci" ne Tirane, duke iu pergjigjur ne distance te gjitha akuzave te kryeministrit Berisha nje dite me pare. Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›