E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Bashkia e Tiranes, me e korruptuara ne bote Qamil Xhani

Publikimi i videos se montuar ne media, nisja e protestave dhe sulmi i godines se Levizjes Socialiste per Integrim, jane disa nga detajet e nje skenari, qe sipas kryetarit te LSI-se, Ilir Meta, eshte pergatitur nga kreu i PS-se, Edi Rama per te marre pushtetin me dhune. Nderkohe qe drejtuesit me te larte te LSI jane shprehur se "tashme ka ardhur koha per nje pastrim dhe dezinfektim te plote te politikes shqiptare". Dhe ne kete kontekst Meta eshte shprehur se bashkia e Tiranes eshte me e korruptuara ne bote. "Jam i bindur se 8 maji qe po troket eshte problemi me i madh i tij. Sepse qytetaret e Tiranes kane vendosur qe bashkia e tyre te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo nje sherbim te mafiozeve qe e kane kthyer dhe duan ta mbajne ne nje lavatrice per te pastruar parate e tyre, sepse eshte bashkia me e korruptuar ne bote, e 147 per sa i takon dhenies se lejeve te ndertimit. Sepse eshte bashkia e monopoleve, sepse eshte bashkia e korrupsionit, sepse eshte bashkia qe ka vite te tera qe eshte kthyer ne nje problem, ne nje pengese per nje jete normale evropiane per qytetaret e Tiranes", ka qene deklarata e djeshme e Metes, teksa ka shprehur vendosmerine e koalicionit per te fituar kete bashki, qe mbahet ketu e 12 vjet nga Edi Rama. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar Drejtues te LSI-se, Meta u shpreh se qytetaret nuk do te lejojne qe banda qe drejton sot PS-ne, te arrije te marre pushtetin ne keto forma. "Shikoni shantazhet qe ben Edi Rama, sepse nuk e merr dot pushtetin me vota, do ta marre pushtetin me dhune dhe presione. Dhe une do t'i them sot Edi Rames, te heqe dore nga shantazhet, nga presionet, nga kercenimet fizike, nga thirrjet qe i ben mafias per t'u bashkuar ne aktivitete kunder shtetit, sepse nese ka njeri frikacak ne kete vend, i pari eshte Edi Rama dhe une kete e di me mire se cilido tjeter",-tha dje kreu i LSI-se. Por ai theksoi se brenda 15 shkurtit kryesia e LSI-se do te percaktoje emrat per komunat dhe bashkite per zgjedhjet e 8 majit. Ai deklaroi se politika shqiptare do te pastrohet dhe "koalicioni i integrimit do ta fitoje betejen me cimkat. Roli i LSI-se eshte shume i rendesishem dhe percaktues. Une totalisht duke filluar nga dita e sotme, jam 24 ne 24 ore ne krye te LSI-se anembane Tiranes, anembane Shqiperise per te arritur objektivat tona politike". Duke folur per sulmet e marra nga opozita gjate diteve te fundit, Meta tha se pjese e skenarit per stabilizim te vendit ka qene dhe kerkesa per doreheqje te menjehershme te tij nga PS-ja. "U merziten shume qe nuk dhashe doreheqjen une naten e pare te publikimit te videos, por per fatin e tyre te keq, absolutisht qe une nuk mund te jepja doreheqjen per nje montazh dhe nuk mund te jepja une doreheqjen kur te donin ata, per te krijuar nje moment destabiliteti, anarkie ne vend",-tha dje Meta. Kreu i LSI-se eshte ndalur dhe ne doreheqjen nga postet zyrtare, duke theksuar se ky hap ka qene per te treguar moralin e LSI-se dhe per t'u hapur rrugen hetimeve. "Nje njeri si Edi Rama, kjo kryecimke, mendoni ju sikur ky te jete kryeminister se c'mund t'u beje qytetareve shqiptareve, njerezve qe drejtojne institucionet ne kete vend, se c'mund t'u beje biznesmeneve shqiptare. Ky kaq ka ne dore dhe shikoni se cfare ben", tha Meta duke shtuar se LSI-ja ka nje sistem vlerash krejt tjeter nga drejtuesi i PS. Ai shtoi se morali politik i Rames bazohet ne "veset me te poshtra te sistemit nga i cili shqiptaret u ndane 20 vjet me pare dhe te cilin sot e perfaqeson Edi Rama dhe enturazhi i tij mafioz". Meta nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-ministrit Prifti duke i kujtuar dhe ndihmen qe i ka dhene ai personalisht dhe LSI-ja. "Ish kolegu yne, shoku yne i dashur qe na doli cimke, kur mori garanci se nuk do merrte asnje post ne qeveri, na doli e na sulmoi me te gjitha baterite e tij ne emer te krimit te organizuar. Ministri cimke, per te cilin bera me shume ne jeten time ne planin njerezor dhe politik, qe nga shendeti dhe karriera politike",-tha dje Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›