E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Grupi i PS te votoje heqjen e imunitetit

Kryetari i PLD, Spartak Ngjela, pjese e opozites se bashkuar ka kerkuar nga grupi parlamentar i PS te votoje heqjen e imunitetit te zyrtareve, pasi per te nuk ka heqje dore vullnetare nga ky imunitet, pa votuar. "Imuniteti eshte nen kushtetues 73 fraksion 2. I bej thirrje dhe do ti kerkojme grupit parlamentar te PS te inicioje ne parlament abrogimin e ketij neni. Te gjitha te tjerat jane genjeshtra. Nuk ka prokurori qe pranon shkeljen e Kushtetutes me vullnetin tend. Nga asnje e drejte kushtetuese nuk hiqet dore. Le ta abrogojne nenin 73 pika 2 te Kushtetutes. Ai eshte seriozitet, te gjitha te tjerat tregojne frike. Kjo eshte frike nga populli. 21 janari duhet te jete replika totale, teresore per emancipimin demokratik te shoqerise sone per ti dhene fund nje abuzimi total, i cili nuk dihet se kur ka filluar me pushtetin ne Shqiperi", tha Ngjela. Nderkohe qe ne emer te opozites, Spartak Ngjela tha se ne demonstraten e 21 janarit, njerezit do te bashkohen te gjithe per te rrezuar qeverine e Berishes dhe per t'i hapur rruge zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme. "Opozita e Bashkuar nuk imponon, por i ka kerkuar popullit te imponohet ne daten 21 janar. Demonstratat do te fillojne ne daten 21 deri sa te pranohen zgjedhjet e parakohshme. Shqiperia shpeton vetem nga keto zgjedhje", eshte shprehur Ngjela. Ai ka nenvizuar se po vihet re qe lufta kunder korrupsionit dhe abuzimit te nje qeverie te paligjshme dhe te pavotuar, sipas tij, ka marre forme te re, e cila eshte teresisht ne favor te lirise dhe te demokracise ne Shqiperi. "Qe nga momenti kur eshte publikuar videoja korruptive kreret e kesaj qeverie kane rene ne nje nivel medioker. Degjojeni se cfare argumentojne. Ministria e Saliut, ministri i Saliut, zv. kryeministri i Saliut, kurse incizimi eshte i opozites, ne nje kohe qe ministri ka denoncuar, turp. Nuk e them kete per te analizuar nivelin intelektiv te tyre, po per te thene se shqiptaret kane akumuluar nje neveri e cila dita dites provon qe abuzimi ne kete qeveri eshte filozofi e tyre bazale, sepse jo me larg se dje provuan qe marreveshja ose koalicioni qeverises nuk ka lidhje me qeverisjen por vetem me korrupsionin", tha Ngjela. Sipas tij, perseri LSI-se i dhane Ministrine e Ekonomise, qe do te thote qe kjo lope duhet te milet vetem prej saj, do te thote qe do te vazhdoje abuzimi. "I bej thirrje sherbimit informativ te jete i qarte, i sakte dhe koherent ne ndjekjen e kesaj ceshtjeje. Kurse ne daten 21 te gjithe shqiptaret duhet te vine ketu per tu pergjigjur ne nje menyre historike abuzimit teresor te nje qeverie te paligjshme", tha Ngjela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›