E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 8 Maj, vote kunder spiuneve dhe fashisteve Qamil Xhani

Zgjedhjet e 8 Majit do te largojne perfundimisht nga Bashkia e Tiranes, por edhe nga jeta politike, kreun e PS-se, Edi Rama. Kjo eshte deklarata qe beri dje, Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje takim me anetare te LRI-se se Tirane. Meta nuk i ka kursyer akuzat ndaj Rames, duke u shprehur se modeli i tij politik eshte i ngjashem me ate fashist. "Ne 8 Maj, LSI do te konfirmohet ne menyren me spektakolare ne radhe te pare ne kryeqytet dhe per kete garancia jeni ju. Ne te gjithe Shqiperine ne ne 9 maj kemi dy festa te medha. Fitoren mbi fashizmin dhe fitoren mbi spiunet", u shpreh kreu i LSI-se. Meta u ndal ne modelin politik qe Rama ka sjell aktualisht ne Partine Socialiste. Ndersa nuk hezitoi qe ta cilesonte PS-se, si nje parti spiunesh dhe Ramen si regjisorin e videos qe u publikua per ate dhe ish-ministrin, Dritan Prifti. Duke folur per Bashkine e Tiranes, Meta tha se kreu i saj e ka shnderruar ne nje lavatrice parash. "Rama eshte regjisori kryesor, nje mjeran cimkash, qe e ktheu PS-ne nga nje Parti Socialiste ne nje parti spiunesh te Shqiperise. Sepse do ta vazhdoje luften politike mbi pergjime te montuara dhe video te trukuara. LRI do te kontribuoje per kete ndryshim rrenjesor ne krye te bashkise se Tiranes, qe e ka shnderruar ate ne nje lavatrice te krimit te organizuar, por Rama do te ike nga jeta politike me turp, si spiun", tha dje Meta. Kreu i LSI-se, u shpreh se beteja e ardhshme elektorale tashme eshte kthyer ne nje beteje parimesh. Duke folur para te rinjve te LRI-se, Meta deklaroi e ashtu se sic u rrezua sistemi komunist ne vitet 1990, do te rrezohet dhe sistemi i spiunimit dhe cimkave. "Per te mbrojtur dhe forcuar vlerat me te mira evropiane te shoqerise sone, te kombit tone dhe jo per te rikthyer kultin e anti-vlerave, qe permbysem 20 vjet me pare ne vitin 1990, qe ishte pikerisht kulti i spiunllekut, kulti i pergjimit, kulti i fabrikimeve, kulti i shkaterrimit te dinjitetit te njerezve me forma dhe menyra monstruoze si ato qe perpiqet t'i ktheje sot ne kult perseri, Edi Rama, Kryetari i Partise se Spiuneve te Shqiperise", u shpreh Meta. Kryetari i LSI-se, u ndal edhe ne akuzat per korrupsion ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes, duke thene se Rama e ka cuar kryeqytetin si te fundit ne bote per dhenien e lejeve te ndertimit. "Ne jemi ketu, per t'i thene Edi Rames se me 8 Maj, qytetaret e Tiranes e kane vendosur tashme per te marre nje vendim te madh dhe historik, nje vendim per te pastruar qytetin nje here e mire jo vetem nga nje drejtim trashme mafioz i tij, qe e ka renditur Tiranen ne fund te listes se qyteteve te botes per sa i takon dhenies se lejeve te ndertimit dhe nivelet me te larta te korrupsionit, por njekohesisht ne kemi nje detyre te madhe", tha dje Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›