E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët gënjejnë për deklarimin e pasurisë

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, ka thënë se mjaft prej zyrtarëve në Shqipëri gënjejnë për pasurinë gjatë deklarimit të të dhënave të tyre.

Zyrtarët japin të dhëna informale në deklarimin e pasurive të tyre, ka thënë Llalla gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve.

Ky i fundit ka pohuar se korrupsioni në administratën shtetërore vazhdon që të jetë present, ndërsa ka pohuar se shumë raste të dyshuara për korrupsion janë pushuar nga ana e prokurorisë pa prova bindëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›