E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Fatos Klosi nuk bëri asnjë ditë fushatë për ne

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, shpjegoi sot arsyen e mendimit kundër të Fatos Klosit për koalicionin e kësaj partie me Berishën. Sipas Yllit, Klosi nuk ka bërë asnjë ditë fushatë për LSI-në dhe se është ndikuar nga fakti që bashkëshortja e tij punon në bashkinë e Tiranës. "Interesi i ngushtë personal dhe nepotik i Klosit me Bashkinë e Tiranës, e përbuzi interesin atdhetar dhe rolin e rëndësishëm të LSI-së në këtë proces, që hedh baza të sigurta për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian", u shpreh Ylli. Sipas anëtarit të Kryesisë së LSI-së, "Klosi shpërdoroi besimin e madh shpesh të pamerituar që LSI i ka dhënë atij që për hir të së vërtetës nuk bëri asnjë ditë fushatë për LSI-në".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›