LSI, Haxhinasto: OSBE të vazhdojë monitorimin
Cenimet e demokracisë në vend kërkojnë vazhdimin e monitorimit nga OSBE.
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto kërkoi dje, gjatë një konference për shtyp heqjen dorë nga debati i panevojshëm i mandatit të OSBE-së në Shqipëri. “Vlerësojmë si të parakohshëm dhe të panevojshëm debatin mbi të ardhmen e Prezencës së OSBE në Shqipëri. Zhvillimet e fundit regresive ligjore, veçanërisht cenimi i Kushtetutës me amendimet e 21 prillit, ecuria tepër e ngadaltë dhe prognoza aspak optimiste e realizimit të reformave në vend, sidomos e reformës zgjedhore, ekspansioni i egër i pushtetit ekzekutiv mbi pushtetet e pavarura, institucionin e presidentit dhe sistemin gjyqësor, e bëjnë të nevojshme Prezencën e OSBE-së në Shqipëri”, tha Haxhinasto. Deklarata e tij vjen pas reagimit të ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch rreth të ardhmes së tij në Shqipëri. “Por duke pranuar stadin aktual të vendit në procesin integrues në NATO dhe BE, të vetëdijshëm për standardet e larta demokratike, që duhen arritur në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme në vend, kërkojmë nga OSBE/ODIHR dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, dy apo shumë palësh, një angazhim cilësor dhe më intensiv në procesin e reformës zgjedhore, duke iu referuar në çdo hap standardeve më të përparuara evropiane në organizimin e zgjedhjeve, dhe duke mos pranuar apriori si standard, atë që arrihet vetëm me konsensusin e PD-PS-së, që shpesh ka rezultuar me kosto të mëdha për sistemin tonë demokratik”, theksoi Haxhinasto. a.l.