E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iva Mera zhvishet në pishinat e Kartodromit

Ajo është vajza në kërkim të famës, por mesa duket në dashuri s’i ka ecur shumë. 

Vajza e aktorit Behar Mera, që drejton “Nacional Bingo” në televizionin “Klan”, është fotografuar me rroba plazhi ngjyrë floriri në pishinat e Akuadromit, e vetme. Padyshim me trup të bukur, pasi e ka nisur si modele, thjesht për të plotësuar një pasion femëror dhe ndonëse bota televizive po e tërheq, duket se për Ivën ajo nuk mund të jetë primare. Iva ndjek studimet për shkenca politike dhe synon një karrierë të mirë në fushën e diplomacisë, megjithatë për momentin di të jetë mjaft mirë edhe në tregun artistik. Nuk është jashtë spoteve dhe reklamave, një ofertë në ekran dhe një punë e përhershme si menaxhere modelesh në një agjenci, plotësojnë jo vetëm ambiciet e saj artistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›