Berisha: Kina, eksperimenti më i madh i ndryshimit në botë
Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Radio Kina Internacional ka deklaruar se është i mahnitur nga ndryshimet e mëdha që ka pësuar ky vend.
“Unë i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në vendin tuaj të madh. Kina po përfaqëson sot eksperimentin më të madh të ndryshimit në botë dhe në këtë kontekst, gjej gjithmonë ndryshime befasuese në çdo udhëtim timin. Por dua të theksoj një moment shumë të rëndësishëm. Admirova edhe përpjekjen e urbanistëve të Pekinit për të ruajtur hapësirën e gjelbër. Ndërtime ultramoderne, gradaçela të shumta, por edhe hapësira e gjelbër, jetike për qytetarët, m’u duk e ruajtur dhe e fuqishme”, ka deklaruar Berisha. I ndodhur për të parë nga afër Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, Kryeministri u shpreh se, “mikpritja kineze është e përsosur, por mendoj se po në këtë lartësi janë të gjitha terrenet, i gjithë organizimi dhe trajtimi, pra çdo gjë ecën me një përsosmëri të vërtetë”. Po dje Kryeministri ka realizuar në të njëjtën kohë dhe një takim me përfaqësues të frankofonisë. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Frankofonisë, Abdou Doiuf, të pranishëm në këtë takim ishin Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Jacque Rogge, Presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike të Pekinit, Liu Qi, si dhe përfaqësues të lartë të 62 vendeve anëtare të kësaj organizate. Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i vlerave dhe përhapjes së gjuhës frënge dhe mbështetja për forcimin e mëtejshëm të saj. Pjesëmarrësit në takim falënderuan Komitetin Ndërkombëtar Olimpik për përzgjedhjen, edhe këtë vit, të gjuhës frënge si gjuhë e Olimpiadës, së bashku me atë angleze. Me këtë rast, Kryeministri pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Frankofonisë, Abdou Doiuf, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit reciprok, në kuadër të organizatës. Në këto takime kreu i Ekzekutivit diskutoi për zhvillimet në rajon, duke u ndalur veçanërisht në pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet atje. Kryeministri u shpreh për mundësinë e këtyre vendeve për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke kontribuar kështu në paqen dhe stabilitetin e rajonit. “Kosova, - tha Kryeministri, e njohur si shtet i ri, në një kohë të shkurtër, nga 44 vende, është faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në rajon dhe ajo po ecën e sigurt drejt rrugës së integrimit”.