E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Ilir Meta në “360 Gradë”, sfidat e kreut të LSI

TIRANË-Kreu i LSI, Ilir Meta tek Artur Zheji në emisionin “360 Gradë” të enjten në mbrëmje ka folur mbi temën “Sfidat e Ilir Metës.

Një nga cështjet që akuzuat dhe sot nga Berati ishte rruga në jug, aksi i jugut. Pse nuk u bë në këto 4 vite?
Sepse nuk ka pasur një vullnet real për të mbështetur qarkun e Beratit dhe së dyti politikat e kësaj qeverie kanë pasur si politikë kryesore një populizëm në menaxhimin e buxhetit. Rruga e vjetër është ende në gjendje skandaloze dhe as mbushja e gropave nuk është bërë.

Është hedhur pak asfalt?
Po këto 2-3 javët e fundit për fushatë, por është turp që nuk është bërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›