LSI: Kandidatët për Gjykatën e Lartë, me integritet profesional dhe moral
LSI-ja ka vlerësuar letrën e presidentit Topi, duke deklaruar se do ta shqyrtojë me shumë seriozitet dhe konstruktivitet atë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, tha se qëndrimi i LSI-së për kandidatët e Gjykatës së Lartë janë: integriteti profesional dhe integriteti moral. “Sipas LSI-së, vetëm kriteret që mbështeten mbi këto shina sigurojnë gjyqtarë, të cilët garantojnë pavarësinë e plotë të Gjykatës së Lartë, qëndrimin e saj të paanshëm dhe dhënien e një drejtësie të painfluencuar për çdo shtetas shqiptar që nga kryeministri deri tek qytetari i thjeshtë. Letra e presidentit do të shqyrtohet nga Grupi Parlamentar, nga ekspertë të njohur dhe të shumtë, pjesë e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Drejtësisë në LSI-së, të cilët bashkërisht do të hartojnë përgjigjen dhe qëndrimin e LSI-së ndaj letrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi”, - tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili.
26 Qershor 2008