E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Koka: Situatë e tensionuar, uroj të mos ndodhë dicka e paparashikuar

TIRANE-Deputeti i LSI, Lefter Koka pak para nisjes së seancës parlamentare ka theksuar për News24 se me cështjen e zëvëndësimit të anëtarit të LSi në kQZ, situata politike është tensionuar tepër. Sipas Kokës, kjo nismë e PD është antikushtetuese, ndërsa akuzoi Berishën si iniciues të trazirave.

“Ka lidhje dhe me cështjen e votave, por ajo që duhet të cilësoj është se zëvëndësimi po bëhet me kërkesë të PD, një veprim i paprecedent, i rrezikshëm që tensionon procesin zgjedhor, antikushtetues. Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar qartë kur bëhet zëvëndësimi i anëtarëve të KQZ. Kjo tregon se, nesër mazhoranca mund të ndërrojë gjithë anëtarët nëse do. Bëj thirrje që mazhoranca të bëjë zgjedhjet e duhura, të mos krijojë tensione artificiale. Aktualisht ka me spartive politike ka një gjendje tensioni shumë të lartë, partitë të tensionuara uroj të mos ndodhë dicka e paparashikuar.
Unë besoj se respektimi i Kodit Zgjedhor është thelbësor dhe ligjvënësi duhet të respektojë KQZ.
Unë besoj se është një fenomen tashmë i njohur. Sa kohë që kryeministri është në politkë nuk mendohet çdo ndodhë por cka në mendjen e tij. Ai gjithmonë ka krijuar trazira".
Koka beri thirrje qe Kuvendi te zbatoje ligjin dhe jo te kunderten. 
"Ne sot kërkojmë të respektohet e zbatohet ligji. Nëse sot jemi larguar nga mazhoranca me këtë që po bën PD i bie që edhe ne të kërkojmë rivotimin e presidentit, atë të prokurorit. Nuk rikthehemi dot për cdo vendim që kemi votuar.
Do të uroja të kemi qetësinë e duhur që të shkojmë në zgjedhje pa presionet e duhura pas kalimit në minorancë”, tha Koka per News24.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›