E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton sot shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ. PS: Jemi kundër

Parlamenti-i-shqiperiseTiranë- Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë në seancën e sotme plenare largimin e anëtarit të LSI-së në KQZ.

Një ditë më parë PD-ja kërkoi nëpërmjet një shkrese largimin e Ilirian Muhos, pasi sipas kryesisë së saj largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria ka prishur balancat në KQZ. Mazhoranca e miratoi dje në komision këtë kërkesë, por kjo u kundërshtua hapur nga opozita.

Në shkresën e PD-së thuhet se në bazë të rregullores dy anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve zgjidhen nga partia më e madhe në mazhorancë, dy nga partia më e madhe në opozitë, ndërsa dy partitë e dyta më të mëdha në të dyja kampet zgjedhin nga një anëtar. Sipas PD-së largimi i LSI-së bën që partia e dytë më e madhe të jetë ajo Republikane dhe i takon asaj anëtari i tretë nga kampi qeveritar në KQZ.

Kundër kësaj kërkese ishte dhe kreu i opozitës Edi Rama, i cili nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter u shpreh se diçka e tillë është e paligjshme dhe sjell rrënimin e institucioneve. Edhe LSI-ja e kundërshtoi dhe për këtë arsye u ka dërguar një letër trojkës së ambasadorëve.

Ndërkohë sot Partia Socialiste ka zhvilluar një mbledhje të paparalajmëruar me grupin parlamentar ku është diskutuar për qëndrimin që do të mbahet sot në Kuvend. Mësohet se opozita do të votojë kundër kërkesës së PD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›