LSI: Letra, skizofreni e Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se marrëdhëniet e kreut të kësaj partie, njëherësh ministër i Jashtëm, Ilir Meta me ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, John Withers janë të shkëlqyera. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama pohoi se spekulimi për një letër ankuese nga Meta për zotin Withers është një skizofreni e kreut socialist Rama.
Sipas Luan Ramës, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk mund të keqpërdoren nga Partia Socialiste.
LSI ka reaguar edhe për vrasjen e shtetasit Aristotel Guma në Himarë, duke e cilësuar një incident kriminal të dënueshëm.