Letra, PS: Topi të ndëhyjë për të bërë transparencën

Pavarësisht qendrimit zyrtar të qeverisë shqiptare, PS duke iu referuar medias ka vazhduar të sulmoje maxhorancën për qendrimin ndaj ambasadorit John ëithers duke kerkuar publikimin e letrës që ministria e Jashtme i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Saimir Tahiri nga selia e PS ka deklaruar se Ilir Meta ka firmosur dhe dërguar pranë departamentit Amerikan të Shtetit tekstin e shkruar nga Sali Berisha, me synim për të hequr qafe ambasadorin e një vendi mik ; duke theksuar se është momenti që të ndërhyjë Presidenti i Republikes për transparencën e këtij letërkëmbimi. "PS i kërkon Presidentit Topi, të ndërhyjë për të bërë transparencë për letrën dhe
të kërkojë publikimin e sa. Topi duhet
të marrë çdo masë për të shmangur situtata të papëlqyeshme me një partner si SHBA-ja", tha Tahiri.
Sipas Tahirit kjo letër evidenton prirjen e Sali Berishës për të izoluar Shqipërinë duke futur në krizë marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA, NATO dhe BE .