Prishën qetësinë publike, arrestohen 8 persona

Rasti i parë i shkeljes së urdhërit të policisë për prishjen e qetësisë publike në plazhe është ai i tetë personave të cilët janë arrestuar në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë së Kavajës, mësohet se Sali Lusha Shkëlzen Susaj, Abdyl Gjonukaj, Vasiar Kashari, Rubin Grazhdani, Maringlen Blliku, Edgar Muçaj dhe Ukë Celkolaj, të cilët ndodheshin në dikson "Rio" në Kavajë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për mbylljen e lokalit. Sipas policisë kundërshtimi është bërë me dhunë dhe për këtë arsye janë shoqëruar dhe më pas arrestuar. Por nëse do të bëjmë një retrosprektiv do të shohim se Sali Lusha, ish-badigard i ish-Presidentit Sali Berisha, është shoqëruar disa herë në ka qenë eksponetet problematik për forcat e rendit.