LSI, Meta: Absurd, bojkoti i kuvendit nga PS
"Është absurde mungesa e PS-së në Kuvend, ku merrnin pjesë të gjithë dhe ku nderonte me pjesëmarrjen e tij Presidenti i Republikës", tha Meta për TvNews24 pas mbylljes së seancës së parë të legjislaturës së XVIII-të.
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e vlerësoi absurd sot bojkotimin nga Partia Socialiste në opozitë të punimeve të seancës së parë të Kuvendit të ri.
"Është absurde mungesa e PS-së në Kuvend, ku merrnin pjesë të gjithë dhe ku nderonte me pjesëmarrjen e tij Presidenti i Republikës dhe të gjithë titullarët e trupit diplomatik në vendin tonë", tha Meta për TvNews24 pas mbylljes së seancës së parë të legjislaturës së XVIII-të.
Sipas tij "është gjëja më absurde që pretendimi kryesor i lidershipit të PS-së ka të bëjë me legjitimitetin e parlamentit kur dihet që për herë parë në historinë Shqipërisë të pas 19 viteve reforma zgjedhore, kodi zgjedhor dhe administrimi zgjedhor u bë pikë për pikë si donte kryetari aktual i PS-së në opozitë. Por kjo është një mospranim i humbjes dhe dështimit për arësye të brendshme, partiake dhe personale".
Në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri 65 deputetët e Partisë Socialiste bojkotuan punimet e parlamentit, sipas një vendimi të marrë më herët nga grupi i saj parlamentar, që kushtëzon pjesëmarrjen e tyre në seancë me një sërë kushtesh, ku më kryesori është kërkesa për një hetim dhe transparencë mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit.
(d.b/BalkanWeb)