E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Qeveria e kriminalizuar, pakt me Mediun ordiner

Akuza qeverisë, kritika paktit të Berishës me Mediun, por jo atë me Metën. Kreu i PLD, Ngjela duke komentuar zhvillimet politike ne TvNews24, tha se pretendimet e PS per zgjedhjet, zgjidhen jo me komisione hetimore 

TIRANE-Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi (PLD) komentoi sot në mbrëmje në studion e lajmeve të News24 zhvillimet politike të ditëve të fundit. Ngjela dha vlerësimet për procesin zgjedhor të 28 Qershorit si dhe për paktet e Berishës për krijimin e qeverisë së re. Për paktin Berisha-Mediu, Ngjela, e cilësoi Mediu një njeri ordiner.
I ftuar në TVNews24, i pyetur për procesin zgjedhor të 28 Qershorit, Ngjela vlerësoi se zgjedhjet ishin të kompromentuara. „Komenti im është se këto zgjedhje janë të manipuluara, krejtësisht të manipuluara, pasi sic u përpilua ligji, kuptohet që procesi zgjedhor u kompromentua. Problemi është se nuk është hera e parë, por kush ka marrë pjesë në zgjedhje ka parë se zgjedhje nuk ka. “ theksoi Ngjela. Sipas tij edhe pse PS kerkon komision hetimor per hetimin e vjedhjes se votes, Ngjela propozon se nuk ka nevoje per nje te tille, por thjesht nevojitet hapja e kutive. "Nuk ka nevojë për komision hetimor, hap kutitë. Pse zihen të dyja palët se kuptoj, shkoni hapni kutitë", tha Ngjela duke shtuar se "si PS e PD kane pretendime naive per zjgedhjet". "Problemi qëndron si i kane fituar votat, kjo është sëmundje e vjetër, të dyja palët janë të diskretituara dhe nuk i kanë cuar shqiptarët në një proces të vërtetë të lirë. Shqipëria ka rënë në absolutizëm".
I indinjuar Ngjela fajeson dy partite kryesore per rezultatet e sotme politike. “Nuk ndryshohet Kushtetuta brenda 24 orëve”, thekson Ngjela.

Avokati nuk kurseu as akuzat ndaj qeverisë së Berishës duke e cilësuar atë si të kriminalizuar. “Po tallen me popullin për vizat, qeveria që vjedh zgjedhjet, bën gjithcka. Kjo ëhstë një tirani që duhet shkatërruar, kjo ëhstë një dikaturë banale”, u shpreh ai duke theksuar se vendi ndodhet në krizë nga mungesa e vizionit të qeverisë.

Ngjela komentoi paktin PD-LSI duke u shprehur se është një pakt brenda të gjithë normave. Sipas tij, Meta nuk ka gisht në vjedhjen e votave. "Ai thjesht kishte nje parti e mbajti me sforco e coi ne qeveri. Nuk vodhi vota. Nëse Raporti Glover hedh poshtë votat, atëhëre se dimë cdo bëjë Meta më pas. Ketu nis pergjegjesia e Metes, pas raportit te nderkombetareve".
Por, sipas Ngjelës pakti i Berishës me Mediun ishte më skandalozi.  "Nje minister i komplotit, nje njeri ordiner, nuk kam stomak te qete te flas per nje si Fatmir Mediu", u shpreh Ngjela ne intervisten e dhene per TVNews24.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›