E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI do te respektoje marreveshjen politike per bashkeqeverisje me PD

Lëvizja Socialiste për Integrim mund të kandidojë kryetarin e saj Ilir Meta, për postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i pyetur nga mediat nëse ekziston mundësia e përfshirjes së zotit Meta në garën presidenciale iu përgjigj shkrut me pohimin “pse jo”.
Zyrtari i lartë i LSI-së tha se forca politike që përfaqëson do të respektojë deri në fund marrëveshjen politike me Partinë Demokratike për bashkëqeverisjen e vendit deri në vitin 2013.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së kërkoi nga partitë politike që të angazhohen më shumë në funksion të përmbushjes së reformave të rëndësishme, të cilat do të afronin më shumë vendit me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›