Champions Di Mateo ka besim

Pas triumfit në FA Cup, Roberto Di Mateo kërkon të fitojë një tjetër trofe në stolin e Çelsit. Trajneri i përkohëshëm i bluve të Londrës beson se skuadra e tij mund të fitojë edhe më 19 maj, në finalen e Champions League kundër Bajernit të Mynihut.
Vetëm nëpërmjet fitimit të aktivitetit më prestigjioz për klube, Çelsi do të merrte “biletën” e katërt nga skuadrat angleze për sezonin 2012-2013. Kjo është arsyeja përse skuadra e manjatit Roman Abramoviç duhet të jetë dyfish e motivuar, sepse në rast dështimi, atëherë ata do të ishin të detyruar të luanin në Europa League.
“Përsa i takon pikave të forta të Bajernit, mund t’ju them ato që njohim të gjithë. Ata kanë Roben, Riberi, Gomez dhe Myler. Bavarezët kanë një skuadër shumë teknike, por që luan edhe një futboll të shpejt dhe fizik. Gjithsesi, si çdo skuadër edhe ata kanë pikat e tyre të dobta. Po e përgatis skuadrën psikologjikisht, fizikisht dhe taktikisht që të triumfojmë në finale”.
Më tej, Di Mateo vlerësoi edhe Pep Guardiolën, pas zërave në rritje se trajneri në largim i Barcelonës mund ta zëvendësojë në krye të stolit të Çelsit në fund të sezonit.
“Kam vlerësim maksimal për Guardiolën. Ai është një menaxher dhe trajner i shkëlqyer; një nga më të suksesshmit e katër viteve të fundit. Gjithashtu Pep është edhe një person i shkëlqyer, një xhentëllmen i vërtetë”.
Edhe në rast se triumfon në Champions League, Di Mateo do të largohej nga drejtimi i Çelsit, ndërsa përveç Guardiolës, kandidatë të tjerë për stolin janë edhe Benitez, Blank, Kapelo dhe Redknap.