E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Monopolet po varfërojnë shqiptarët

Lëvizja Socialiste për Integrim i bën apel qeverisë që të reagojë për nxjerrë vendin nga kriza që e ka pllakosur. LSI ka akuzuar qeverisë së ka lejuar krijimin e monopoleve në shumë fusha të ekonomisë duke varfëruar xhepat e shqiptarëve. “Qeveria duhet të marrë masa për të prishur monopolet dhe të nxjerrë ekonominë nga kriza, pas rritjes së çmimeve në të gjitha ushqimet dhe shërbimet”- është shprehur nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti. PPrifti është shprehur se monopolet në bujqësi kanë rritur çmimet e produkteve bujqësore duke e bërë jetesën të papërballueshme për shqiptarët. Në fjalën e tij Prifti ka akuzuar gjithashtu qeverinë se nuk i ka mbajtur premtimet e bëra në lidhje me rritjen e pensioneve apo edhe për kompensimin e çmimeve të energjisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›