E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta e SHBA-së, Berisha: Do përmbushim detyrimet

Kryeministri Sali Berisha, ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e qeverisë shqiptare në lidhje me rezolutën e senatit amerikan, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Do të përmbushim të gjitha standardet dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit- është shprehur Berisha. 

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paraqiti ditët e fundit një rezolutë për të përshëndetur Shqipërinë dhe Kroacinë, pas marrjes së ftesës për tu anëtarësuar në aleancën e atlantikut të Veriut.

Nëpërmjet kësaj rezolute, senati, siguroi mbështetjen e fuqishme për përfundimin në kohë të bisedimeve të pranimit me tre vendet e Kartës së Adriatikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›