E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, urdhëripas orës 12 pezullohetjeta e natës

SARANDë- Saranda duhet ti mbylë pas mesnate pabet dhe diskot verore. është ky vendimi i fundit i marrë nga mjedisorët në këtë rreth, të cilët pak netë më parë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në të gjitha baret dhe diskot e natës në Sarandë, duke urdhëruar pronarët dhe menazherët e lokaleve, që pas orës 24.00 të ulin muzikën në lokalet etyre.

Moszbatimi i këtij orari ndëshkohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me mbyllje të aktivitetit.

E megjithatë subjektet që punë primare të tyre, në orët e natës kanë muzikën e lartë, ende nuk kanë nisur nga zbatimi i orarit të ri të punës. Subjektet që iu nënshtruan kontrollit të së premtes kanë qënë disko Afrika, Mango, Orange etj. Nëpër subjektet e kontrolluara u lanë aktkontrollet ku përcaktoheshin oraret.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›