LSI, Naço: Pro kërkesës së PS-së për hetimin e Imamit
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim nuk përjashton mundësinë që të kryesojë polin e tretë në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Deputeti i kësaj force politike, Nasip Naço, në një prononcim të djeshëm për mediat deklaroi se një praktikë e tillë është ndjekur edhe në procesin elektoral të 2009-ës, ndaj sipas tij LSI po analizon se me kë parti do të futet në zgjedhje. “Sigurisht që ne do t’i shikojmë të gjitha opsionet. Sigurisht është shumë shpejt për të bërë koalicione, por sigurisht që, ne do të bëjmë një analizë të këtij koalicioni 4-vjeçar dhe do të vendosim nëse do të vazhdojmë të jemi në koalicion me Partinë Demokratike, do vendosim nëse do të dalim të vetëm apo me një forcë tjetër politike”, - deklaroi Naço. Ndërkohë dy ditë më parë, zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili referuar deklaratave të bëra sëfundmi nga selia rozë për fitoren edhe pa LSI-në në zgjedhjet e 2013-ës tha se “Rama edhe në 2009-ën ka bërë mospërfillësin e arrogantin. Tani nuk është koha për të krijuar fronte politike me koalicionet zgjedhore. Sa i përket koalicionit me PD, ai ka funksionuar më së miri”, - tha Vasili.
KOMISIONI HETIMOR
Deputeti i LSI-së, Nasip Naço njëherazi nënkryetar i Kuvendit, ka komentuar edhe votat pro të partisë së tij për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Sipas tij, forca ku aderon do të mbështesë një kërkesë të dytë për hetim të ministrisë së Mbrojtjes nga Kuvendi, nëse Partia Socialiste do ta depozitojë atë konform ligjeve. Madje Naço nuk nguroi të shprehet se do të mbështesë kërkesën për hetim parlamentar edhe ndaj ministrive të tjera. “Unë personalisht do të jem gjithmonë i hapur për të votuar pro edhe kërkesat që vijnë nga opozita për të hetuar jo vetëm ndaj ministrisë së Mbrojtjes, por në raste të veçanta edhe ndaj ministrive të tjera, nëse kërkesa e opozitës do të jetë konform me rregulloren dhe me ligjin për komisionet hetimore”, - deklaroi Naço. Kërkesa e Partisë Socialiste për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj ministrisë të Mbrojtjes u rrëzua në seancën e javës së kaluar me votat e maxhorancës, pasi sipas saj, shkelte Kushtetutën kur kërkonte të hetonte gjithë aktivitetin e këtij dikasteri. Konkretisht Kuvendi e rrëzoi me 65 vota kundër, 60 pro dhe 1 abstenim kërkesën e PS-së për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar “Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Shërbimit Informativ Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes për periudhën janar 2009 - tetor 2012”. Gjatë votimit ra në sy se kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka votoi pro ngritjes së komisionit hetimor, ndërsa deputeti tjetër i LSI-së, Nasip Naço, njëherazi, nënkryetar i Kuvendit, abstenoi.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)