LSI: Opozita të mos bllokojë integrimin, të votojë ligjet
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje opozitës të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të miratuar në Parlament pasi do të ishte një bllokim për procesin e integrimit.
Në një konferencë për shtyp nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka theksuar se bllokimi i procesit do të ishte i pafalshëm dhe pasojat do të bien mbi shqiptarët të cilët më shumë se çdo komb tjetër e duan integrimin.
“Pakti kombëtar i propozar nga LSI-ja ka qënë dhe mbetet një zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse. Ky pakt vazhdon të jetë zgjidhje politike që interesat e shqiptarëve i vë të parat” ka theksuar Vasili duke shtuar se ky pakt është mundësia e vetme që dialogu të udhëheqë procesin politik në Shqipëri.