Debati për presidentin, analistët: I parakohshëm, pazar politik
Seanca e fundit e Kuvendit të Shqipërisë rihapi mes mazhorancës e opozitës lojën për emrin e ri të presidentit të republikës.
Nisur nga koha kur zhvillohet ky debat, pra vetëm 3 javë para marrjes së përgjigjes për statutin e kandidatit për në BE të Shqipërisë, analistët e cilësojnë kërkesën e artikuluar nga PS-së si të parakohshme. Për analistin Adrim Krasniqi është e udhës që palët duhet të dalin me propozime kokrete për çështje të tjera të ndjeshme.
Ndërsa për analistin Roland Lami diskutimi nuk ka pse të fshihet pas fjalëve, është një pazar i pastër politik që tregon qartë se askujt nuk i intereson axhenda e publikut.
Në seancën e së enjtes kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i kujtoi mazhorancës lëshimin e bërë afro 10 vite më parë për zgjedhjen e kreut të shtetit, ku në mënyrë konsensuale iu la opozitës, atëherë Partisë Demokratike. Por demokratët përmes kreut të grupit kuvendor demokrat Patozi u shprehen qartë se nuk do ketë lëshime për presidentin.