LSI: Opozita të mos bllokojë reformat

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp tha se “bllokimi i procesit do të ishte i pafalshëm dhe pasojat do të bien mbi shqiptarët të cilët, më shumë se çdo komb tjetër, e duan integrimin”.
“Pakti kombëtar i propozuar nga LSI-ja ka qenë dhe mbetet një zgjidhje parimore e gjithëpërfshirëse. Ky pakt vazhdon të jetë zgjidhje politike që interesat e shqiptarëve i vë të parat”, theksoi Vasili, duke shtuar se ky pakt është mundësia e vetme që dialogu të udhëheqë procesin politik në Shqipëri.
Duke iu referuar deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama, z.Vasili deklaroi se “pakti kombëtar nuk duhet të përdoret si kusht i njëanshëm apo për interesat e ngushta të individëve të ndryshëm. Nuk ka minuta për tu humbur. I bëjmë thirrje opozitës të mbështesë paktin kombëtar, të japë mbështetjen e saj në Parlament duke miratuar ligjet që janë lidhur ngushtë me përmbushjen e 12 kritereve të Bashkimit Evropian”.
/Start/E.B/
2011-09-25 19:49