E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Të lirohen trotuaret

 Zëdhënësja e Bashkisë, tha se pronarët e lokaleve, bareve dhe restoranteve, që kanë zënë hapësirat publike, duhet t’i lirojnë sa më parë ato.

“Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e këtyre subjekteve. Kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve. Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin, nëse nuk do të respektohet ky afat”, theksoi Anila Bisha, të dielën. /Start/

                                                                                             2011-09-26 09:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›