E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Opozita të mos bllokojë, të votojë ligjet

TIRANE- Bllokimi i procesit të Integrimit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim do të ishte i pafalshëm.

Ajo i bëri thirrje sot opozitës që të votojë ligjet që kërkojnë shumicën në Parlament, pasi pasojat e bllokimit të procesit do të binin mbi qytetarët shqiptarë, të cilët sipas LSI-së, më shumë se çdo komb tjetër duan integrimin.

Pakti kombëtar i propozuar nga LSI-ja ka qënë dhe mbetet një zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse. Ky pakt vazhdon të jetë zgjidhje politike që interesat e shqiptarëve i vë të parat tha në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Lidhur me paktin e prezantuar pak ditë më parë nga kreu i PS-së, Edi Rama, Vasili tha se, ky pakt nuk duhet përdorur për interesa të ngushta të disa individëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›