Serbët në barrikada, si në Big Brother
Nga veriu i vendit, ku jeton ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi e ka vlerësuar si të qetë situatën në këtë pjesë të vendit. Gjithçka mbetet e njëjtë me serbët që bllokojnë dhe doganierët që shkojnë në kufi me helikopter.
Por, ministri Rexhepi ka dëgjuar një barcoletë, që e ka ndarë me KTV-në për barrikadat atje. Dëgjova një barcelotë ata po bllokojnë veten atje. Janë bërë si në Big Brother, veç kamerat po ju mungojnë, ka thënë ministri Rexhepi. Ai nuk ka treguar se edhe sa kohë do të priten serbët për të hequr barrikadat. /indeksonline/